12 fëmijë dhe një grua shtatzënë mes 35 emigrantëve në një kamion

Shtëpia e Bardhë ka publikuar pamjet e skanimit të një kamioni në një pikë kufitare në Arizona, ku brenda tij fshiheshin 35 emigrantë të paligjshëm.

Fotoja u postua mbrëmjen e së mërkurës në llogarinë e Instagramit të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën shihen emigrantët, ndërsa njëri prej tyre duket shtrirë në dyshemenë e kamionit. Autoritetet thanë se emigrantët ishin fshehur në anën e pasme të kamionit pa ajër të kondicionuar, duke rrezikuar jetën.

“Një falënderim për agjentët heroikë të Patrullës Kufitare, vigjilenca e të cilëve kapi këtë kontrabandist dhe shpëtoi jetët e emigrantëve”, thuhet ndër të tjera në postim.

Në disa foto të tjera, emigrantët qëndrojnë të ulur në rrugë, ndërsa një nga agjentët kujdeset për një nga fëmijët e vegjël.

Shkarkoni aplikacionin e A2