Alarm fals për zjarr në restorant, klientët ia “mbathin” pa paguar

Pronarët e një restoranti në Liverpool pretendojnë se kanë humbur më shumë se 1 mijë paund, pasi dhjetëra klientë janë larguar pa paguar pas një alarmi flas për zjarr.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në “Panam Restaurant & Bar”. Një gabim në sistem shkaktoi alarm fals për zjarr në disa restorante radhazi.

Megjithatë, pasi iu thanë klientëve të largoheshin për të qenë të sigurt, pjesëtarët e stafit pohuan më pas se gati 50 prej tyre nuk u kthyen më par të paguar faturat.

Në pamjet e publikuara në internet nga kamerat e sigurisë së restorantit duket numri i reduktuar i klientëve para dhe pas alarmit për zjarr. Drejtori i restorantit, Daniel Hesketh, pohoi se ka humbur më shumë se 1 mijë paund nga kjo ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN