Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Alaska nga akujt te klima “tropikale”, thyhet rekordi i temperaturës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 15:28 | Lifestyle

Temperaturat janë vërtetë të larta në Evropë dhe në Shqipëri, por asgjë që nuk mund të parashikohet gjatë verës.

Por në Alaskë, temperaturat e regjistruara po kalojnë çdo mesatare të mundshme, pothuajse duke e dyfishuar atë. Këtë javë meteorologët parashikojnë për shtetin e SHBA në skajin veri-perëndimor të kontinentit amerikan temperatura që tejkalojnë 30 gradë celsius.

Diçka normale në Evropë, por që nuk ka ndodhur kurrë në Alaskë, ku temperatura maksimale e regjistruar ka qenë 29.5 gradë në vitin 1969.  

I nxehti i pazakontë në vendin që zakonisht ka maksimale rreth 17-18 gradë në këtë stinë, dhe në dimër arrin edhe në -50 gradë,  ka bërë që lumenjtë dhe liqenet e shumtë të pushtohen nga banorët, që për herë të parë nuk do kenë nevojë të udhëtojnë drejt Kalifornisë ose Floridës për të shijuar rrezet e diellit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë