Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bindja Demokratike ankimon 30 qershorin, Patozi: PS na mori rezultatin në tavolinë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 16:37 | Politikë
Bindja Demokratike ankimon 30 qershorin, Patozi: PS na mori rezultatin në

Bindja Demokratike do të ankimojë në KQZ 30 qershorin. Vendimin e ka njoftuar drejtuesi i saj Astrit Patozi, i cili fajëson Partinë Socialiste se i ka marrë në tavolinë rezultatin Bindjes në një të tretën e territorit.

“Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve”, shprehet Patozi.

Sipas tij, aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga KQZ që Bindja të kishte një sy në administrimin e zgjedhjeve,

“Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës”, argumenton Patozi. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë