Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Calavera: Reforma gjyqësore ka filluar, do jetë ndryshim dramatik

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 14:50 | Aktualitet
Calavera: Reforma gjyqësore ka filluar, do jetë ndryshim dramatik

E ftuar në një simpozium në Poznan të Polonisë, shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, iu referua edhe njëherë situatës shqiptare duke mbrojtur reformën gjyqësore në vend, që sipas saj do t’ i sigurojë vendit të rikuperojë kohën e humbur në formësimin e një shteti demokratik.

“Të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme. Ne duhet të nxëmë nga mësimet tona. Prandaj jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani”.

 Calavera vijoi duke thënë se “kur ne negociojmë anëtarësimin, kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar” .

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu