Dominim edhe jashtë piste. Hamilton, më i paguari në F1

Pesë herë kampioni i botës dhe piloti që po dominon në Formula 1, Lewis Hamilton, është edhe më i paguari mes kolegëve të tij.

Përfitimet e britanikut përllogariten në 42 milionë euro, 7 milionë më tepër se Sebastian Vettel i Ferrarit.

Podiumi plotësohet nga Daniel Ricciardo, i cili paguhet 20 milionë euro. Më pas janë Max Verstappen me 12 milionë euro, Nico Hulkenberg dhe Valteri Bottas me 8, ndërsa Kimi Raikkonen përfiton 6 milionë euro neto te Alfa Romeo.

“Top 10” mbyllet nga piloti i dytë i Ferrarit, Charles Leclerc, që edhe pse është në fillimet e karrierës, përfiton 3 milionë euro në sezon.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN