Dua Lipa, në skenë me legjendën e muzikës italiane! – A2

Dua Lipa, në skenë me legjendën e muzikës italiane!

Një vit më parë, Dua Lipa ishte pjesë e albumit “If Only” të këngëtarit të madh italian Andrea Bocelli. Ndërsa tashmë këngëtarja me origjinë shqiptare do të interpretojë në të njëjtën skenë me legjendën e muzikës italiane.

Lajmi është bërë i ditur nga Andrea Bocelli, i cili me anë një postimi në “Facebook” shkruan:

“Data e dytë e edicionit të katërmbëdhjetë të teatrit italian “Teatro Del Silenzio”, që është planifikuar të mbahet të shtunën, më 27 korrik, 2019 në orën 8:30. Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë që ylli i muzikës pop Dua Lipa do të realizojë një duet me Andrea Bocelli”.

Shkarkoni aplikacionin e A2