Gianluigi Buffon kthehet në “shtëpi”

Pas aventurës së sezonit që lamë pas te PSG, legjenda italiane e portës Gianluigi Buffon është kthyer në shtëpinë e tij, tek Juventusi.

41-vjeçari mbërriti mëngjesin e kësaj të enjteje në Torino për të kryer vizitat mjekësore, atje ku u prit me ngrohtësi nga qindra tifozë bardhezinj.

Buffon do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”, ku do të qëndrojë si portier i dytë ndërsa synon një post drejtuesi në përfundim të sezonit.

Ish-numri 1 i portës së Juventusit do të provojë për herë të fundit të ngrejë lart trofeun e Champions League, ndër të paktët tituj që mungojnë në “palmaresin” e tij.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 5 persona humbën jetën nga virusi në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Gjatë 24 orëve u kryen 3088 testime, 457 të shëruar
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitale po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive, 5 të intubuar