Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gianluigi Buffon kthehet në “shtëpi”

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 13:50 | Futboll

Pas aventurës së sezonit që lamë pas te PSG, legjenda italiane e portës Gianluigi Buffon është kthyer në shtëpinë e tij, tek Juventusi.

41-vjeçari mbërriti mëngjesin e kësaj të enjteje në Torino për të kryer vizitat mjekësore, atje ku u prit me ngrohtësi nga qindra tifozë bardhezinj.

Buffon do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”, ku do të qëndrojë si portier i dytë ndërsa synon një post drejtuesi në përfundim të sezonit.

Ish-numri 1 i portës së Juventusit do të provojë për herë të fundit të ngrejë lart trofeun e Champions League, ndër të paktët tituj që mungojnë në “palmaresin” e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli