Gjykata e Krimeve të Rënda mban në burg gjyqtarin e Fierit të akuzuar për korrupsion

Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i akuzuar për “korrupsion” do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë.

Hysi qëndron në qeli prej janarit të këtij viti. Ai u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2