I dehur në timon, Marcelos i pezullohet një vit patenta

Mbrojtësi brazilian Marcelo konfirmon se nuk po kalon aspak momente të mira.

Pas lënies jashtë Kupës së Amerikës, mbrojtësi i Realit të Madridit ka zgjedhur të pushojë në Brazil, nga ku nuk ka mundur dot të shmangë problemet me policinë.

Teksa po udhëtonte me automjetin e tij, autoritetet lokale e kanë ndaluar 31-vjeçarin për një kontroll rutinë, ku i kanë kërkuar të kryejë edhe testin e alkoolit. Por, futbollisti nuk ka dashur të dijë dhe e ka refuzuar këtë gjë duke zgjedhur të paguajë gjobën modeste për të, prej vetëm 675 eurosh.

Nuk mbaron me kaq, pasi Marcelo nuk mund të drejtojë një mjet në Brazil për të paktën 12 muaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN