Kalendari i La Liga, derbi i Madridit në shtator, El Clasico më 27 tetor

Përcaktohet kalendari për sezonin 2019-2020 në La Liga-n spanjolle. Edicioni i ri do të nisë më datë 18 gusht, me Barcelonën kampione që luan në fushën e Atletico Bilbao. Edhe Reali i Madridit do ta nisë kampionatin në transfertë, në fushën e Celta.

Dueli i parë “El Clasico”, ndërmjet Realit dhe Barcelonës do të luhet më 27 tetor, ndërsa sfida e kthimit është përcaktuar më 1 mars 2020.

Derbi i Madridit, ku Atletico do të ketë përballë “Los Blancos”, luhet më 29 shtator dhe ndeshja e kthimit më 2 shkurt.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN