Kalifornia goditet nga një tërmet i fuqishëm – A2

Kalifornia goditet nga një tërmet i fuqishëm

hartaokkkkk 1100x620

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 goditi Kaliforninë Jugore, me epiqendër rreth 150 milje nga Los Anxhelos, mëngjesin e së enjtes.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga të paktën 4 lëkundje të tjera më të lehta 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.5.

Tërmeti ka bërë që ndërtesat të lëkunden për pak sekonda edhe në Los Anxhelos.

Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo për dëme materiale.