“Kur qeverisja kthehet shkatërruese, e drejta e njerëzve ta rrëzojnë”, Basha citon Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke uruar pavarësinë e SHBA-së, citoi në Facebook pjesë nga Deklarata e Pavarësisë.

Mes të tjerash, në deklaratën e pavarësisë së SHBA-së thuhet se “sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve, është e drejta e njerëzve ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Të dashur miq,
Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta: 
Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, 
Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, 
Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.
Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri, 
Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit, 
Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,
Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve, 
Është e Drejta e njerëzve, 
Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë, 
Dhe të themelojnë një qeverisje te re,
Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,
Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Shkarkoni aplikacionin e A2