Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Largohet nga Juventusi pas 8 vitesh, nuk luajti asnjë ndeshje

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 16:36 | Futboll

Zero ndeshje në 8 vjet me Juventusin, e tashmë ka ardhur lamtumira.

Është fjala për Nicolò Pozzebon, i cili nga sot është një ish-lojtar bardhezi. Ai e nisi aventurën me Juventusin që në moshën 14-vjeçare dhe që prej atij viti ëndrra e tij ishte një fanellë e skuadrës së parë, por për fatin e tij të keq nuk e arriti kurrë.

Teksa ka qenë nën kontratë me Juventusin, sulmuesi ka luajtur me të rinjtë bardhezi, më pas një seri huazimesh në skuadra të tjera nga Perugia, Piacenza e deri te Groningen në Holandë.

Megjithatë, Pozzebon nuk i bindi kurrë drejtuesit bardhezi për të zgjatur kontratën me ta, e cila skadoi një ditë më parë e tashmë ai është një lojtar i lirë dhe i duhet të gjejë një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli