Maturantët më dobët në gjuhë shqipe, asnjë 10 absolute

Të rinjtë shqiptarë njohin më mirë gjuhën e huaj dhe gjithnjë e më pak shqipen. Këtë fakt e  tregojnë rezultatet  e provimeve të maturës shtetërore, që nxjerrin problemet në shkolla e tekste, ndërsa shpërblehet investimi I prindërve ndër vite për gjuhët e huaja.

Këtë vit maturantet kanë dalë më mirë në testimin e gjuhës së huaj  dhe matematikes  dhe më dobët në gjuhë shqipe e letërsi.

Në provimin e anglishtes 63 maturante kanë marrë pikët maksimale të testit dhe 10 absolute, 31 në matematike,  ndërsa në gjuhë shqipe e letërsi asnjë gjimnazist në rang  nuk ka arritur maksimumin e pikëve.

Por për profesorët e letërsisë e dhe gjuhës shqipe, rezultatet e kësaj mature nuk janë vetëm shifra. Shefja e departamentit të letërsisë në fakultetit filologjik Lili Sula thotë se kjo vjen për shkak të problemeve të teksteve, nivelit të mësuesve dhe politikave jo të mira të ministrisë.

Shefja e departamentit të letërsisë i cilëson të dështuara politikat e ministrisë në arsimin para universitar dhe atë të lartë. “Boll dhe mjaft me reforma politike dhe fushatore”, thotë ajo.

Këto rezultate sipas saj duhet të pasohen nga një analizë e thellë dhe ndryshime. Ndërkohë kjo maturë shënoi edhe mbylljen e ciklit të parë të kurikulës ku  gjuha shqipe dhe letërsia janë lëndë më vete.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN