Mazhoranca: Këtë vit, jo shkarkime në administratë

Këtë vit nuk do të ketë largime masive nga puna në administratën lokale. Socialistët, që fituan 60 nga 61 bashki në zgjedhjet e 30 qershorit, premtojnë se rastet e shkarkimeve të motivuara politikisht, për t’u hapur rrugë militantëve në parti nuk do të përsëriten.

 “Ne jemi mësuar që kur vinte kryetari i ri i një force tjetër politike, fillonte “fshesa” e të gjithë administratës, dhe vendoseshim militantët. Për herë të parë ne ju garantojmë që kjo nuk do të ndodhë, por nëse do të ketë shkarkime ato do të jenë graduale dhe të argumentuara, aty ku ka shkelje ligjore…”, deklaroi në A2 CNN deputetja Evis Kushi.

Evis Kushi

Por ish zëvendësdrejtori e përgjithshëm të Tatimeve, Flobenc Dilaveri, sjell një tjetër eksperiencë personale lidhur me pretime të tilla.

 “Unë jam shembulli më i mirë si asgjë që thuhet nuk funksionon në realitet. Një muaj pas zgjedhjeve të  2017, më është thënë se ishte mirë që të ikja duke dhënë dorëheqje, po e them me zë dhe figurë. Ishte me porosinë e Kryeministrit” deklaroi Dilaveri.

Flobenc Dilaveri

Këtë vit një tregues i performancës së dobët të administratës, për shkak të vitit zgjedhor, është mosrealizimi i të ardhurave. Vetëm për periudhën Janar-Maj, nga tatimet dhe doganat mungojnë në arkën e shtetit rreth 25 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2