Merr në dorëzim një Chevrolet të 1970-s të restauruar, e “bën të re” brenda pak sekondave – A2

Merr në dorëzim një Chevrolet të 1970-s të restauruar, e “bën të re” brenda pak sekondave

Një Chevrolet Chevelle e vitit 1970 është ëndrra e koleksionistëve të makinave, por një prej tyre, nga emocioni i tepërt, e përplasi menjëherë makinën e tij që sapo ishte restauruar.

Aksidenti ndodhi gjatë Festivalit të Makinave Klasike që u mbajt në Donkaster të Anglisë, ku mijëra fansa ishin mbledhur për të parë rreth 800 mjete klasike.

Shoferi vendosi që të mburrej pak me makinën e tij përpara njerëzve që ishin të pranishëm anës rrugës, por humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin, duke e dëmtuar shumë në pjesën anësore të saj.

Fatmirësisht, nuk pati të dëmtuar përveç murit dhe llogarisë bankare të pronarit të makinës.

Shkarkoni aplikacionin e A2