Milani realizon goditjen e tretë në merkato

Pasi tashmë janë zyrtarizuar Krunic dhe Theo Hernandez, Milani është pranë nënshkrimit me lojtarin e tretë në këtë merkato vere.

Është fjala për mesfushorin tjetër të Empolit, Ismael Bennacer. “Sportmediaset” shkruan se kuqezinjtë kanë mbyllur gjithçka si me Empolin dhe me lojtarin e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas medias italiane, Bennacer do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 1.3 milionë euro neto në sezon.

Në anën tjetër, Milani do të paguajë te skuadra toskane 16 milionë euro plus bonuset.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN