Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Misteri i minorenit kenian. Vërtet është 17 vjeç?

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 13:29 | Sporte të tjera

Mosha e atletit kenian Edward Zakayo ka qenë një nga temat kryesore në mediat sportive portugeze ditët e fundit.

Atleti i klubit Benfica pretendon se është 17 vjeç, por në rrjetet sociale njerëzit mendojnë ndryshe duke parë fotot e tij.

Kjo situatë bëri që klubi i Lisbonës të reagonte zyrtarisht dhe të publikonte certifikatën e lindjes së atletit dhe pasaportën e tij. Në dokumente shikohet data e lindjes: 20 nëntor 2001.

Atleti kenian ka qenë një nga zbulimet e sezonit në atletikë pasi fitoi garën e 5000 metrave në Diamond League të Rabatit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë