Në kërkim në Itali, arrestohet në Vlorë

Një 59-vjeçar është arrestuar në fshatin Novoselë të Vlorës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi për të ka një urdhër arresti të lëshuar që në vitin 2009 nga Gjykata e Palermos.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet R. B., banues në fshatin Fitore.

Gjykata e Palermos në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale “Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN