Pas 44 vitesh, Peruja në finalen e Kupës së Amerikës

Brazil-Peru është finalja e këtij e edicioni të Kupës së Amerikës.

Kombëtarja peruane ka bërë mrekullinë duke eleminuar në gjysmëfinale kampionët në fuqi, Kilin, në shifrat 3 me 0.

Flores, Jotun dhe Guerrero në minutat shtesë i dhuruan Perusë biletën e artë të finales, atje ku për herë të fundit kanë shkuar 44 vite më parë, në vitin 1975.

Kili do të përballet me Argjentinën për vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa finalja mes vendit organizator, Brazilit, dhe Perusë do të zhvillohet më 7 korrik.

Këto dy përfaqësuese u përballën edhe më herët në fazën e grupeve, me Brazilin që arriti të triumfojë në shifrat e thella 5 me 0.

Shkarkoni aplikacionin e A2