Përcaktohet finalja e Botërorit të femrave në futboll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Holanda janë dy skuadrat finaliste të Botërorit të femrave.

Ishte përfaqësuesja tulipane ajo që arriti të kualifkohet nga takimin gjysmëfinal përballë Suedisë, atje ku 90 minutat nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin. Holanda ia doli të shënojë në kohën shtesë nëpërmjet sulmueses Groenen.

Kjo do të jetë hera e parë që kampionet e Evropës do të luajnë në një finale Botërori. Përballë do të jenë Shtetet e Bashkuara, një ndër përfaqësueset më të forta në glob, të cilës iu desh të eleminonte Anglinë për të mbërritur në finalen e Lionit, që do të zhvillohet në datën 7 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2