Përurohet ambasada e re amerikane në Prishtinë

Sot në Kosovë është përuruar ambasada e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përurimi i ambasadës së re në Prishtinë përkoi në ditën kur shënohet dhe 243 vjetori i Pavarësisë së SHBA. Të pranishëm në aktivitet ishin krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, diplomatë të huaj, ambasadori i SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett si dhe kongresmeni Eliot Engel.

Ambasada e re amerikane shtrihet në një hapësirë prej 5 hektarësh në lagjen “Arberia” të Prishtinës dhe toka është dhënë në shfrytëzim për 99 vjet. Kjo ambasadë konsiderohet si më e madhja në vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN