Procedurat për shkarkimin e Metës, Hyseni: Ky individ s’duhet të jetë më President – A2

Procedurat për shkarkimin e Metës, Hyseni: Ky individ s’duhet të jetë më President

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ishte i ftuar në Ditarin e orës 19:00, nga ku foli për proceduarat e nisura nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta, pasi ky i fundit zhdekretoi 30 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve.

Hyseni u shpreh se mazhoranca nuk është nxituar aspak në proceduara. Ai thotë më tej se Meta nuk duhet të jetë më President i Republikës.

“Kushtetuta flet për dy momente, për kryerjen e një krimi ose për shkelje të Kushtetutës. Uroj shumë që të mos jetë edhe trafikant, nuk besoj. Ne po flasim për shkelje të rënda të Kushtetutës, e cila me këto shkelet. Për këtë arsye do të ngrohet Komisioni Hetimor, i cili do të konstatojë nëse ka shkelje apo jo. Ne nuk po nxitohemi, madje po tregohemi shumë të kujdesshëm dhe këtu nuk bëhet fjalë për çështje personale apo inati. Shteti bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe këtu bëhet fjalë për Presidentin e Republikës. Do të uroja shumë që të mos ishim në këtë pikë, por kjo nuk varet nga ne. Ky individ nuk duhet të jetë më President i vendit tim”, tha Hyseni.

Shkarkoni aplikacionin e A2