Sërish tensione SHBA-Kore, Peniani: Trump s’heq dorë nga aktet armiqësore

Koreja e Veriut akuzon Shtetet e Bashkuara, se nuk heq dorë nga aktet armiqësore pavarësisht marrëveshjes së fundit mes dy vendeve për të rinisur bisedimet bërthamore.

Delegacioni i Penienit në OKB tha të mërkurën se Uashingtoni ishte i obsesionuar pas sanksioneve dhe se po minonte atmosferën paqësore në gadishull.

Delegacioni koreanoverior tha se po i përgjigjej pretendimeve të SHBA se kishte shkelur kufirin e importeve të naftës se rafinuar, dhe gjithashtu një letre të përbashkët te Shteteve të bashkuara, Francës e Gjermanisë për të gjitha shtetet anëtare të OKB, ku kërkoheshin sanksione të mëtejshme për Penianin. Delegacioni i Koresë së Veriut në OKB

“Nuk mund të anashkalojmë faktin se kjo lojë letrash të përbashkëta u zhvillua në të njëjtën ditë kur presidenti propozoi një takim me udhëheqësin koreanoverior. Shtetet anëtare të OKB duhet të jenë vigjilente ndaj përpjekjeve të qëllimshme të SHBA për të minuar atmosferën paqësore në gadishullin Korean”, deklaroi delegacioni koreanoverior.

Reagimi vjen disa ditë pasi udhëheqësit e të dyja vendeve zhvilluan një takim historik në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë. Donald Trump u bë presidenti i parë amerikan që shkeli në Korenë komuniste.

Dhe pas bisedimeve që zgjatën gati një orë Trump dhe Kim Jong un ranë dakord të krijonin grupet e posaçme për rinisjen e bisedimeve për programin bërthamor të shtetit të izoluar. Por deklarata e fundit e Koresë së Veriut shënon një ndryshim të toneve dhe një rikthim në përplasjet e ashpra që kanë shënuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2