Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“S’kam më kontakte me Flamur Nokën”, Zeneli zbulon pse pranoi mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 20:58 | Politikë
“S’kam më kontakte me Flamur Nokën”, Zeneli zbulon

Alban Zeneli, deputeti i grupit parlamentar Demokrat, ishte “I Ftuari” i Endri Xhafos këtë të enjte.

Ai është deputet që ka dalë nga listat e PD, por ka qenë deputet edhe në legjislaturën 2013-2017 dhe ka mbajtur funksione të larta gjatë qeverisë së PD.

Në protestën e 5 marsit të Partisë Demokratike, ai u deklarua pro djegies së mandateve, por pse Zeneli pranoi mandatin?

“Për mendimin tim, djegia e mandateve nuk ishte një gjë e mirë për PD-në. PD ka lindur si forcë politike në vitin 1990 nga studentët që e donin Shqipërinë si gjithë Europa dhe të shmangësh votën e lirë është e gabuar. Është e vërtetë që unë kam dalë përpara protestuesve dhe kam mbajtur një fjalim. Por për të qenë korrekt, unë kam thënë se mandati i deputetit nuk i takon as Flamurit, mikut tim, as Albanit, por i takon qytetarëve të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë unë nuk e kam ndërruar asnjëherë. Në ato ditët e para e kam fikur telefonin. Unë kam qenë dhe jam demokrat dhe e kam respektuar këtë. Unë nuk kam kontakte sot me zotin Noka. Edhe ajo fikja e telefonit ka qenë një ide totalisht e imja për t’i lënë të gjithë demokratët në atë mllefin e vetë, apo arsyet për të thënë gjithçka për mua. Unë i mirëkuptoj çfarëdo mund të kenë thënë mbi Albanin. Por mbi këtë, është mandati. Ne duhet të shohim qartë se ku po shkojmë. Në ditët e para ishte e vështirë për mua. Ne kemi kontribute në PD. Unë ndjehem i vlerësuar pasi jam bërë deputet nga lista e bërë nga Berisha në 2013-n”, tha Arben Zeneli në “I Ftuari” të Endri Xhafos.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani