Skaneri i FMN-së: Ja rreziqet e ekonomisë

Pas alarmit të lëshuar nga Banka e Shqipërisë për një ngadalësim të ekonomisë këtë vit, të njëjtit parashikim me sa duket i qëndron edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në raportin e fundit për Shqipërinë, FMN-ja thekson se rreziqet kryesore për ekonominë e vendit janë borxhi i lartë dhe detyrimet e prapambetura në rritje të qeverisë. Qeveria duhet të marrë masa që ekonomia të ndjekë një rritje të qendrueshme, që sipas institucionit ndërkombëtar këtë vit pritet të jetë 3.6%. 

FMN vë theksin te përmirësimi i klimës së biznesit dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve, si dy nga shtyllat kryesore që ndikojnë në rritjen ekonomike së vendit. 

Nga ana tjetër, bën apel për kufizimin e rreziqeve nga kontratat koncesionare të formës së Partneritet Publik Privat, ku vetëm pak ditë më parë qeveria firmosi edhe dy të tilla për dy projekte infrastrukturore madhore, atë për rrugën Milot-Balldren dhe Dukat-Orikum. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN