Temperaturat e larta në Kukës, fluks fëmijësh në urgjencën e pediatrisë

Temperatura të larta kanë prekur edhe kryeqendrën e veriut, qytetin e Kukësit, ku termometri i kaluar të 35 gradët.

Këto temperatura të pazakonta për qytetin verior kanë sjellë komplikacione veçanërisht tek fëmijët. Me dhjetëra fëmijë i drejtohen çdo ditë pediatrisë, ndërsa mjekët japin edhe këshillat për ditët e nxehta: “Rekomandojmë që prindërit të kenë kujdes, të mos lënë fëmijët të qarkullojnë kur temperaturat janë të larta dhe t’i japin ushqime të freskëta”.

Sipas meteorologëve, edhe kjo javë do të ketë temeperatura të larta, për t’u pasuar me një rënie javën e ardhshme ku tempertaurat në veri të vendit pritet të zbresin deri në 28 gradë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2