Teuta në formë maksimale, mbyll përgatitjet me fitore

Teuta e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.

Në testin e fundit miqësor, durrsakët mundën vendasit e Septemvri Sofias, me golat e talentit Sherif Kallaku që në minutën e parë dhe sulmuesit Tomislav Bushiç në të 76-n.

Kjo ishte fitorja e tretë në tre takimet miqësore për skuadrën e Bledi Shkëmbit, ku më herët mundën edhe skuadrat e Karianas dhe Akademia Pandev.

Teuta do të përballet me letonezët e Ventspils për Europa League në datën 11 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN