Unifikimi i misioneve diplomatike Shqipëri-Kosovë, Serbia reagon ashpër

Unifikimi i misioneve diplomatike Kosovë-Shqipëri është një lajm i tmerrshëm për Serbinë. Këtë e konfirmoi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Në një prononcim për mediat në Beograd, ajo nënvizon se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu akuzoi Tiranën dhe Prishtinën se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë me qëllim, në kohën kur po zgjidheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

Shkarkoni aplikacionin e A2