Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ai është 100 vjeç, ajo 103, sapo janë martuar!

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 17:16 | Lifestyle

Kurrë mos i humbni shpresat për të gjetur dashurinë e jetës. Këtë e vërteton më së miri çifti më i ri.

Newlyweds John është veteran i Luftës së Dytë Botërore, 100 vjeç, ndërsa Phyllis Cook 103, ata vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, pavarësisht moshës.

Çifti shekullor kanë nënshkruar kontratën e martesës. John është shprehur se ky nuk ishte plani i tyre, por megjithatë thekson se nuk mund ta quajë një vendim të nxituar pasi ata tashmë kanë një vit që njihen. “Nuk ishte plani, por arritëm këtu dhe thamë - mund të martohemi - Thashë ‘mirë, le ta bëjmë’”, u shpreh John për CNN.

“Të them të vërtetën, ne u dashuruam me njëri-tjetrin, e di që ju mendoni se kjo mund të jetë paksa e largët për dikë në moshën tonë, por ne u dashuruam me njëri-tjetrin”, u shpreh Phyllis Cook. Ata ndjehen të lumtur që kanë rigjetur dashurinë, ndërsa më parë kishin humbur bashkëshortët e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani