Asnjë fitore në 13 ndeshje… por janë në çerekfinale!

Eliminoi Marokun me penallti dhe tashmë Benini është për të parën herë në histori në çerekfinale të Kupës së Afrikës, por në katër edicionet e mëparshme, ata nuk kanë arritur të marrin asnjë fitore!

Ata ende nuk e kanë shijuar suksesin e një fitoreje në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel Kombëtaresh në Afrikën e Jugut, megjithatë pavarësisht këtij fakti festa është mëse legjitime për Kombëtaren e Benit pas triumfit dramatik ndaj Marokut.

Benini e nisi aventurën në këtë kampionat me një barazim 2-2 me Ganën, më pas dy barazime të tjera, madje pa shënuar asnjë gol.

Më tej, ishte radha e Marokut të Benatia dhe Ziyech, të cilët duket se e kishin marrë lehtë përballjen me kombëtaren që ende nuk kishte marrë një fitore.

Benini kaloi i pari në avantazh në minutën e 57, ndërsa Maroku barazoi pak minuta më pas. Ndeshja po shkonte drejt barazimit 1-1, por Maroku fitoi një 11-metërsh në minutën e gjashtë të shtesës. Të gjithë menduan se aventura e Beninit u mbyll këtu, por Ziyech e humbi penalltinë.

Në vijim, 30 minutat e shtesës nuk sollën gol, ndërsa te penalltitë lojtarët e Beninit u treguan më të saktë, duke siguruar biletën e çerekfinaleve. Tashmë edhe pse pa asnjë fitore, kjo kombëtare do të ndeshet në çerekfinale të këtij kompeticioni me Senegalin, i cili eliminoi 0-1 Ugandën.

Shkarkoni aplikacionin e A2