Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste – A2

Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një videoje të postuar në Facebook ritheksoi se “më 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste” dhe ftoi qytetarët në protestën e ditës së hënë.

“Më 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2