BD, ankimim në KQZ, Topollaj: Ankimimi, për procesin zgjedhor të 30 Qershorit

Bindja Demokratike ankimoi në KQZ 30 Qershorin.

Përfaqësuesit e saj fajësojnë Partinë Socialiste se i ka marrë në tavolinë rezultatin Bindjes në një të tretën e territorit.

“Kontestojmë të gjithë procesin zgjedhor për shkak të faktit të një vendimmarrje të paligjshme të KQZ-së në fillim të këtij procesi. Ne kemi pasur kandidatura në vetëm 41 njësi vendore, kështu që jemi të detyruar që të bëjmë kërkesën për pavlefshmëri dhe ribërje të procesit në ato njësi ku kemi pasur kandidatë. Gjithashtu, dua të theksoj se e kemi bërë këtë ankimim duke u bazuar në gjetjet e vëzhguesve tanë. Nuk kemi pasur komisionerë dhe numërues për shkak të një tjetër vendimmarrje të paligjshme të KQZ-së”, tha Fabian Topollaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2