“Brazili pagoi 2 milionë dollarë për të zhvilluar Rio 2016”

Bota e lojrave olimpike është tronditur nga dëshmia ish-guvernatorit të Rio De Zhaneiros, i cili ka rrëfyer se ka paguar 2 milionë dollarë për të blerë votat e mjaftueshme që qyteti bregdetar të mund të zhvillonte olimpiadën e vitit 2016.

Serxho Kabral, i cili tani po vuan dënimin me burg, ka rrëfyer pëpara gjykatës se këto para’ i janë dërguar ish-Presidentit të Federatës Botërore të Atletikës për të siguruar 9 vota, mjaftueshëm për të mundur kandidaturat e Madridit, Tokios dhe Çikagos.
 
Ky është një tjetër skandal i manipulimit të zgjedhjeve për vendin organizator. Pak ditë më parë, edhe FIFA u përball me akuza të rënda për caktimin e Katarit si vendi që do të zhvillojë Botërorin e vitit 2022. 

Shkarkoni aplikacionin e A2