Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

E rëndë në Itali, tigrat e cirkut kafshojnë për vdekje trajnerin

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 18:58 | Bota

4 tigra kanë kafshuar për vdekje trajnerin e tyre gjatë prova në një cirk në jug të Italisë. Një nga tigrat e vuri poshtë 61-vjeçarin Ettore Webber në Triggiano përpara se 3 të tjerë t’i bashkoheshin. Ata e mbajtën trupin e tij brenda në kafaz deri sa stafi i cirkut ndërhyri. Zbutësi 61 vjeçari humbi jetën më vonë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ettore Weber ishte një nga trajnerët më të njohur të kafshëve në Itali dhe prej vitesh punonte për cirkun Orfei. Ndër kafshët që ai ka zbutur ka pasur dhe gamile, zebra dhe bizonë.

61 vjeçari në momentin e ngjarjes po përgatitej për një shfaqje që pritej të fillonte pas një ore. Media locale raportojnë se 4 tigrat u hoqën nga cirku dhe u zhvendosën në një park safari. Policia e zonës ka nisur një hetim për të zbardhur atë që ndodhi në cirk.

Mbi 40 vende në botë, 20 prej të cilave në Evropë e kanë ndaluar pjesërisht ose plotësisht përdorimin e kafshëve të egra në cirk.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu