Java e modës në Paris, ngjyrat që propozon “Valentino” në koleksionin e ri

Stilisti italian Pierpaolo Piccioli solli një shpërthim ngjyrash në koleksionin më të ri të Valentinos, nga mustarda tek bojëqielli.

E para mbi pasarelë u shfaq modelja Gigi Hadid, veshur me një kimono lejla, një nga ngjyrat e këtij sezoni.  Copa e ngjyra të guximshme, dantella dhe qepje delikate, kapele me zbukurime tribale, janë gjithçka ofron Valentino në koleksionin e ri.

Piccioli është drejtori kreativ i shtëpisë së modës Valentino që prej 2016, edhe pse pjesë e saj ka qenë që prej 1999. Fustanet e fryra, kryesisht për mbrëmje por edhe përdorimi i ngjyrave pa kufi, i kanë dhënë gjithnjë koleksioneve të Valentinos, një frymë të re vit pas viti.

Shtëpia e modës tha se ky koleksion përcjell më së miri individualitetin, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2