Kërcënohet me jetë Klement Zguri, Garda e merr në mbrojtje

Kur Klement Zguri kërkoi një ditë më parë të hapen kutitë e materialeve zgjedhore, nuk e kishte menduar se do të merrte kërcënime madje dhe me jetë.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje në adresën e tij personale në Facebook, shtetasi E.Pjetraj i kishte dërguar një mesazh ku përveç kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërcënonte se do t’i vriste dhe familjen.

Pas denoncimit në Polici, rezultoi se profili ishte fals, por Garda e Republikës i shtoi përforcimin. Efektivët e saj e shoqëruan dhe në mbledhjen e radhës.

Anëtarët e KQZ ishin marrë në mbrojtje që prej datës 10 qershor, kur doli Presidenti nxori dekretin që anulonte zgjedhjet në 30 qershor. Për këto zgjedhje, Bindja Demokrate paraqiti 41 ankimime ku ashtu si Zguri pretendon se hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. KQZ shpalli rezultatin për bashkinë dhe këshillat bashkiak në Durrës, Lezhë, Fier, Korçë dhe Kamëz.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN