Kryemadhi: Me Metën më ka ngelur hatri, s’më tregoi mesazhin e Ramës – A2

Kryemadhi: Me Metën më ka ngelur hatri, s’më tregoi mesazhin e Ramës

Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zhvilloi pasditen e së premtes një takim me strukturat e kësaj partie.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi përmendi edhe mesazhin që Kryeministri i kishte dërguar Presidentit para djegies së mandateve nga opozita. Për këtë, Kryemadhi u shpreh se i kishte ngelur hatri me Metës, pasi sipas saj, nuk ia kishte treguar mesazhin.

Më tej, ajo thotë se parashikimet e Ramës ishin të gabuara, pasi Basha vijon të jetë në krye të PD, ndërsa LSI-ja është në rritje. “E dëgjuat edhe mesazhin, mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta, i thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI, unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë. Por ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, kishte parashikuar se nuk do të kishte më LSI, por çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, pro unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët sepse Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, pro pikërisht sepse ka vetëm 10%, unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD, se nuk ka shanse të jenë, nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2