Ndryshime në Champions për të ndihmuar skuadra si Ajax

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin propozon ndryshime për formulën e kualifikimit të skuadrave në Champions League.

Sipas numrit një të futbollit evropian, hapi i parë është favorizimi i skuadrave që në sezonin paraardhës regjistrojnë ecuri të mirë në Evropë, por penalizohen nga koeficenti i kampionatit përkatës.

Rasti konkret është ai i Ajaksit, që edhe pse mbërriti në gjysmëfinalet e Champions, duhet ta nisë edicionin e ri nga turi i tretë eliminator. I njëjti shembull i takon edhe Monakos në të kaluarën.

Një hipotezë është garantimi i një vendi në Champions nëse një skuadër arrin deri në një fazë të caktuar me eleminim direkt të turneut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN