Ngritja e SPAK, pyetjet e 22 prokurorëve për çështje konkrete

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të përzgjedhë 15 nga 22 kandidatët në garë për prokurorë. Si shkalla e fundit e një procesi, intervistimi i prokurorëve do të zhvillohet në diskrecion të plotë. Katër të parët që do të merren në pyetje janë prokurorët Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martinaj dhe Arben Kalaja. Secili prej tyre do të ketë një orë në dispozicion.

Për asnjë arsye intervistat me 22 kandidatët për SPAK, nuk do të bëhen të njohura për publikun. Kjo për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish, apo ato që lidhen me persona te caktuar dhe numra dosjesh me objekt sekret hetimi.  

Për të shmangur çdo lloj kontestimi intervistat do të regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t’i vihet në dispozicion të interesuarve.  

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos që intervistat e kandidatëve për SPAK të botohen në faqen e këshillit vetëm në pjesën e prezantimit të shprehjes së interesit motivacionit të kandidatëve për të qenë pjesë e strukturës së SPAK. Procesi i fundit që do të mbyll dhe ngritjen e SPAK, do të nisë me 8 korrik dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2