Një greke, votuesja më e vjetër në botë

Ajo është votuesja më e vjetër në botë dhe tashmë familja e saj pretendon edhe rekordin Guinness për jetëgjatësinë, pasi ka hyrë në vitin e 114 të jetës së saj.

Katerina Karnarou ka lindur më 25 korrik të vitit 1905 dhe jeton në Krestena, një fshat në Peloponez të Greqisë.

Mediat vendase e kanë filmuar teksa votonte për këshilltarët komunalë dhe për eurodeputetët grekë që zunë vendet në Parlamentin Europian.

Sipas familjarëve, ajo meriton vendin e parë në Librin e Rekordeve, por përfaqësuesit e Giunness-it thonë se kërkohet një kontroll i rreptë dokumentesh, pasi 69 gra në të gjithë botën dhe 4 meshkuj janë sot mbi 111 vjeç. Rekordet e jetëgjatësisë i kanë mbajtur kryesisht japonezët.

Ndërkohë, ditën e diel grekët votojnë sërish në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e ri, por a do të shkojë sërish në votime Katerina Karnarou?

Shkarkoni aplikacionin e A2