Njeriu më i pasur i Kinës kërkon të rikthejë Mourinho-n te futbolli

Trajneri portugez Jose Mourinho thuhet se ka zhvilluar një takim me njeriun më të pasur të Kinës në kërkim të një marrëveshje për t’u kthyer te futbolli.

Sipas “talkSPORT”, Mourinho është takuar me figurën më të rëndësishme të futbollit në Kinë Hui Jiayin, i cili financon skuadrën e Guangzhou Evergrande, në Superligën Kineze.

Trajneri portugez po kërkon një skuadër të re pasi u shkarkua nga drejtimi i Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.

Hui është i etur për të çuar emra të mëdhenj të futbollit botëror në Kinë. Sipas “talkSPORT”, thuhet se miliarderi i pasurive të paluajtshme ka zhvilluar bisedime pozitive me portugezin Mourinho, ndërsa ato kanë vazhduar më tej edhe më përfaqësues të trajnerit portugez.

Thuhet gjithashtu se ish-trajneri i Chelsea, United, Real Madrid, Inter dhe Porto është pranë arritjes së marrëveshjes për ta vazhduar më tej karrierën e tij në Kinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2