Partizani prezanton 5 lojtarë, dy largime nga ekipi

Lëvizje të mëdha te Partizani, me skuadrën që është bërë tejet aktive vetëm pas përfundimit të fazës përgatitore në Slloveni.

Kur kanë mbetur pak orë nga debutimi në Champions ndaj Karabakut, të kuqtë zyrtarizuan 5 afrime të reja, rinovimin e kontratave me dy lojtarë dhe dy largime.

Vëmendja më e madhe te blerjet ishte në sulm, aty ku klubi prezantoi Jozef Ekuban të huazuar nga Hellas Verona, xhamajkanin Brajan Braun dhe Teofilus Solomon, i cili erdhi nga hungarezët e Ujpeshtit.

Në mesfushë Partizani afroi venezuelianin Aristoteles Romero nga Krotone, ndërsa në portë u gjet marrëveshja me ish-portierin e Skënderbeut, Aldo Teqja.

Klubi rinovoi kontratën me dy prej shtyllave të mbrojtjes, Labinot Ibrahimi dhe Egzon Belica, ndërsa mbrojtësi Lum Rexhepi dhe mesfushori Ardit Hila largohen nga ekipi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN