Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti pretendoi vonesë, KLGJ: Gjykata e Lartë prioritet kombëtar

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 20:20 | Aktualitet
Presidenti pretendoi vonesë, KLGJ: Gjykata e Lartë prioritet

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës i kërkoi informacion mbi vonesat e akteve ligjore për vakancat në Gjykatën e Lartë, kryetarja e KLGJ-së bëri një ekspoze të punës së qeverisë së gjyqësorit. Sipas saj, këshilli ishte marrë me çështje prioritare e të ngutshme, por nuk kishte lënë jashtë vëmendjes Gjykatën e Lartë.

Pas 1 orë diskutimesh, Këshilli miratoi rregulloren që përcakton kriteret e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve jo gjyqtarë për në Gjykatën e Lartë. Bazuar në të, javën e ardhshme pritet që KLGJ të hapë garën për juristët e spikatur që synojnë 4 vende në Gjykatën e Lartë.  Mbledhja e së premtes nisi me një incident mes gazetarëve dhe anëtarëve të KLGJ, për shkak të kërkesës për largimin e kamerave nga salla.

Pas një diskutimi disa minutësh me dyer të mbyllura, anëtarët e institucionit që synon të rikthejë besimin e publikut tek drejtësia, vendosën që mbledhja të vijojë pa kamera. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë