Projektligji për rininë, Rrjeti Rinor: Nuk zgjidhet punësimi dhe karta e studentit

Për herë të parë, të rinjtë shqiptarë do të kenë një ligj që synon t’i mbështesë në veprimtari të ndryshme për të drejtat e tyre. Drafti i hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Rinise u diskutua në Komisionin e Edukimit.

Ministrja Besa Shanini, shpjegoi se nisma synon ngritjen e strukturave për të rinjtë në nivel qendror dhe vendor, të cilat do të mbështesin me financime organizatat e ndryshme rinore.

Drafti është diskutuar pa debate në komision. Ndërsa Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, projektligji i të cilëve nuk u mor në shqyrtim, deklaron se nisma e Qeverisë synon politizimin e organizatave rinore. Ata theksojnë se drafti i Ministrisë nuk zgjidh problemin e punësimit dhe kartës së studentit.

Projektligji për rininë do të diskutohet ditën e hënë në komision me grupet e interesit dhe organizatat e ndryshme rinore.

Shkarkoni aplikacionin e A2