Pushime, abuzim me alkoolin dhe dashuri për Dele Alli në Greqi

Ylli i Tottenham, Dele Alli nuk është ndjerë mirë gjatë pushimeve që po kalon në ishullin grek të Mikonos dhe e dashura e tij ka kërkuar ndihmën e dy bodyguardëve të resortit për ta larguar nga shezlong në dhomë.

Sipas dëshmitarëve futbollisti anglez e ka kaluar ditën duke pirë alkool me të dashurën e tij Ruby Mae dhe në pasdite nuk është ndjerë mirë duke u shtrirë në shezlong në gjendje të ezauruar. Temperaturat e larta në breg të detit kanë ndikuar më shumë në gjendjen shëndetësore të Dele.

Mësohet se çifti ka shkuar në ishullin grek për të festuar 25 vjetorin e bukuroshes Ruby me të cilën Dele Alli është ribashkuar pas një muaji ndarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2