Rama në Poloni, do të diskutojë për aspiratën europiane

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Poznan të Polonisë, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, që ka bërë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i procesit të Berlinit.

Aspirata europiane e përbashkët do të jetë në fokus të këtij samiti. Në samit merr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, shfaqet duke këmbyer disa batuta me të.

Shefi i qeverisë shqiptare më herët ka pasur takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN