Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Statuja e Tutankamunit shitet për 6 milionë $, Egjipti proteston

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 12:11 | Bota

Një statujë e Faraonit Tutankamun është shitur për thuajse 6 milionë dollarë në një ankand në Londër, pavarësisht protestave nga Kajro se artefakti mund të ketë qenë i vjedhur.

Statuja 28 cm e gjatë u shit nga shtëpia e ankandeve “Christie”, por emri i blerësit nuk është bërë i ditur. Shitja e artefaktit është kundërshtuar së tepërmi nga autoritetet egjiptiane të cilat kërkojnë anulimin e ankandit dhe rikthimin e tij në atdhe. Por “Christie” tha se objekti antik nuk ka qenë pjesë e ndonjë hetimi dhe qeveria egjiptiane nuk ka shfaqur më parë interes për të, edhe pse ka qenë i ekspozuar.

Tutankamun ka qenë Faraon i Egjiptit të Lashtë në periudhën 1333 p.e.s deri në 1323 p.e.s. Ai sundoi nga mosha 9-vjeçare deri sa vdiq 19 vjeç. Varri i tij në Luginën e Mbretërve në lumin Nil është i famshëm pasi aty janë zbuluar artefakte dhe relike thuajse të paprekura që nga lashtësia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë